Hapet këndi i lojërave për fëmijë më nevoja të veçanta
Qëllimi i këtij projekti, sipas përfaqësuesve të Coca-Cola Hellenic Kosovë, është të pajis (sigurojë) një kënd të specializuar të lojërave për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe të promovoj integrimin e tyre në shoqëri.
Kreshnik Sinani, menaxher i shitjes në Coca-Cola Hellenic për Kosovë, ka thënë se Coca-Cola Hellenic është e dedikuar fuqimisht në përkrahjen e komuniteteve lokale në të cilat operon kjo është pjesë e ADN-së tonë të CSR-it.
"Ne i dëgjojmë me kujdes nevojat dhe çështjet lokale dhe i mbështesim projektet që promovojnë komunitete të qëndrueshme."
Në bisedimet me Komunën e Prishtinës dhe OJQ, ne kemi identifikuar nevojën e një parku për fëmijët me nevoja të veçanta përderisa nuk ka asnjë park të tillë në qytetin tonë të fëmijërisë.
"Ne jemi krenar të jemi iniciatorët e një projekti të tillë. Ne besojmë se ky park do të shfrytëzohet nga shumë familje ndërsa njëkohësisht të promovohet përfshirja e fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë. Coca-Cola Hellenic Kosovë fton kompanitë e tjera të ndjekin shembullin tonë dhe ta bëjmë Prishtinën një qytet gjithëpërfshirës.
Si partner në këtë projekt, Komuna e Prishtinës ka siguruar tokën ku këndi i lojërave është ndërtuar. Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, në Komunën e Prishtinës znj. Arbërie Nagavci ka falënderuar Coca-Cola Hellenic për kontributin ndaj komunitetit, veçanërisht rreth projekteve që përfshijnë fëmijët me nevoja të veçanta.
Ajo shtoi se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për ne si shoqëri. Ndërkaq lokacioni që është vendosur të realizohet ky projekt është pikërisht Parku i Qytetit pasi qe kemi menduar se ka një qasje më të lehtë për fëmijët e kësaj kategorie.
"Ne si komunë po punojmë që kudo të krijojmë kushte për fëmijët me aftësi të kufizuara andaj edhe ky projekti që po e inaugurojmë sot pra këto lodra po na bën të ndihemi mirë pasi që këta fëmijë do të ndihen të barabartë dhe do të kenë qasje edhe në lojë së bashku më fëmijët e tjerë."
Ndërkaq, Znj. Lindita Daija, Drejtoresha e Rrjetit CSR për Kosovë ka deklaruar Kosova hyn në mesin e shteteve që ka një grup të bizneseve që me vetiniciative pa ndonjë obligim ligjor por thjesht në mënyrë vullnetare bëjnë investime në komunitet për të mirën e shoqërisë në përgjithësi. Pra fokusohen në nevojat prioritare dhe janë dorë ndihmuese e qeverisë për përpushjen e obligimeve të tyre.
Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CSR) është pjesë përbërëse e Coca-Cola Hellenic Kosovë për orientim të biznesit. Gjatë viteve të fundit, kompania ka implementuar një numër të projekteve në fushën e sportit, kulturës, shëndetit, ambientit dhe arsimit.