Hapet Java e Albanologjisë
Prishtinë, 21 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes zyrtare të Javës së Albanologjisë, në të cilën të pranishëm ishin drejtues të institucioneve më të larta arsimore në Kosovë dhe studiues të albanologjisë nga mbarë trojet shqiptare.
Ministri Buja, në fajën e tij, para të pranishmëve vlerësoi lartë punën e Institutit të Albanologjisë në publikimin e të arriturave shkencore të albanologjisë.
Kjo javë le të shërbejë për të plasuar të arriturat tuajat dhe tonat bashkë. Ju keni bërë punë serioze dhe këmbëngulëse dhe po vazhdoni ta bëni, ka thënë ministri Buja.
Duke qenë se ky aktivitet shkencor bën bashkë njerëz të shkencës nga të gjitha trojet shqiptare dhe në të shpalosen të arriturat studimore për kulturën dhe historinë, ndjehem mirë kur punëtorët shkencorë së paku kanë një ndjenjë komoditeti për punë në këtë Institut dhe mbështetja për këtë Institut do vazhdoj, tha ministri Buja.
Ndërkaq, drejtori i Instritutit të Albanologjisë, Hysen Matoshi, tha se këtë aktivitet tradicional të Institutit Albanologjik të titulluar si Java e Albanologjisë nuk pretendojmë ta quajmë si ngjarje të madhe, aq më pak si më të madhën e albanologjisë, ngase është menduar thejshtë si një mundësi e diskutimit të çështjeve me peshë për studimet shqiptare.
Ndryshe, Java e sivjetme e Albanologjisë, në programin e saj përfshin një numër impozant pjesëmarrësish, rreth 140 sish, të cilët do të japin kontributin e tyre në pesë sesione të ndara: gjuhësi, letërsi, folklor, etnologji dhe histori.