Hapet ekspozita me temë 7 dhe 8 Marsi
Prishtinë, 2 mars - Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina do hap sot ekspozitën me temë 7 dhe 8 Marsi.
Ekspozita do të organizohet dhe zhvillohet në objektin e Galerisë së Fakultetit të Arteve, dhe në të do të prezantohen punimet e realizuar nga nxënësit e nivelit parauniversitar të Komunës së Prishtinës.
Në hapje do të marrin pjesë Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.