Hapet ekspozita e teknologjisë arsimore
Prishtinë, 18 qershor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Programi për Arsim Themelor i USAID-it organizojnë sot Ekspozitën e Teknologjisë Arsimore për të tretin vit me radhë.
Programi për Arsim Themelor i USAID-it do të shfaq teknologjitë arsimore të cilat janë ofruar për shkollat e zgjedhura të Kosovës.
Shkollat përfituese nga përdorimi i teknologjisë arsimore do të demonstrojnë përparësitë e teknologjisë për të ftuarit e ekspozitës.
Kompanitë lokale të cilat janë duke prodhuar ose ofrojnë teknologji arsimore do të ftohen të marrin pjesë në ekspozite dhe po ashtu kanë një shans të ekspozojnë prodhimet e tyre në një audiencë më të gjerë.
Ekspozita e Teknologjisë Arsimore është një mundësi shumë e mirë për kompanitë vendore që të promovojnë prodhimin e pajisjeve teknologjike për shkolla dhe po ashtu një mundësi shumë e mirë për sipërmarrësit e rinj të identifikojnë mundësitë në treg.
Pas ekspozitës, do të mbahet një konferencë për të diskutuar gjendjen aktuale të teknologjisë arsimore në dispozicion në shkolla dhe integrimin e teknologjisë arsimore në kurrikulin e ri të Kosovës.