27 Prill 2024

Hapet ekspozita e Teknologjisë Arsimore

Prishtinë, 5 qershor - Programi për Arsim Themelor i USAID-it dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) sot nga ora 11:00 në Hotel Sirius organizojnë Ekspozitën e Teknologjisë Arsimore.

Programi për Arsim Themelor i USAID-it do të ekspozoj pajisje arsimore për mësimdhënie dhe nxënie që është duke i dhuruar në disa shkolla të Kosovës.

Shkollat do të demonstrojnë përdorimin e teknologjisë arsimore për vizitorët. Kompanitë vendore të cilat prodhojnë ose ofrojnë teknologji arsimore do të ftohen të marrin pjesë që të ekspozojnë prodhimet e tyre.

Ekspozita e teknologjisë arsimore është mundësi që kompanitë vendore të cilat prodhojnë pajisje arsimore t’i ekspozojnë produktet e tyre dhe po ashtu paraqet mundësi që ndërmarrësit të identifikojnë tregun e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)