Hapet edicioni i parë i Panairit të Edukimit "Studioni në Francë"
Prishtinë, 2 nëntor - Qendra për Zhvillimin e Karrierës - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Francës në Kosovë organizojnë sot ceremoninë e hapjes zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Edukimit "Studioni në Francë".
Ky panair mirëpret dhjetë universitete franceze për të paraqitur programet e tyre të studimit dhe mundësitë e lëvizjes në Francë për studentët kosovarë.
Hapja e panairit do të mbahet sot në Hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani" në praninë e Marjan Dema rektor i Universitetit të Prishtinës, Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, dhe znj. Cécile Fisteberg, këshilltare për bashkëpunim dhe veprim kulturor në Ambasadën e Francës.