Hapet edicioni i 9 i Panairit të Edukimit
Prishtinë, 6 maj- Sot filloi edicioni i 9 të i Panairit të Edukimit, organizuar nga Congress Event Organization (CEO) me përkrahje të Komunës së Prishtinës.
Në këtë panair të pranishme ishin drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci dhe udhëheqësja e kabinetit të kryetarit, Fitore Pacolli.
Në një fjalë rasti në hapje të këtij panairi, drejtoresha Nagavci tha se ky panair do tju ofrojë një mundësi më të madhet të gjithë nxënësve për orientimin e tyre në karrierë në shkollat e mesme.
Si Komunë e Prishtinës mbesim të përkushtuar që të ndihmojmë shkollat profesionale në profesionalizmin e tyre, por edhe në orientimin e nxënësve për karrierën e tyre në të ardhmen. Sa i përket bursave, ne si Komunë sivjet kemi mbështetur 120 studentë në bursa universitare dhe po synojmë që në vitin e ardhshëm të ndajmë bursa për nxënësit me të mirë të shkollave të mesme, por po ashtu të rrisim edhe numrin e bursave universitare. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha shkollat profesionale dhe shkollat e mesme në mënyrë që nxënësve tiu ofrohen të gjitha njohuritë që atyre iu nevojiten për të zgjedhur profesionin e duhur për jetë, për të qenë më të aftë, tha Nagavci.
Ajo i informoi të pranishmit se Komuna e Prishtinës sivjet ka themeluar Qendrën për Udhëzim në Karrierë, e cila do të jetë vazhdimësi e aktivitete dhe e punës që do të bëhet gjatë këtyre ditëve.
Organizimi i panairit të Edukimit bëhet me qëllim që të kontribuoj në ngritjen e vetëdijes së studenteve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve (bursa, intership etj).
Kjo ngjarje ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të kontakteve në mes të institucioneve arsimore si dhe takimeve direkte me nxënës, studentet dhe udhëheqës të institucioneve arsimore vendore dhe të huaj.