Hapet çerdhja e re më bazë në komunitet në lagjen Arbëria
Prishtinë 18 maj - Sot në Prishtinë u hap çerdhja më e e re me bazë në komunitet, çerdhja Shkronjat, në lagjen Arbëria. Kjo çerdhe u ndërtua me investim të përbashkët të Komunës së Prishtinë dhe zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deri sa implementues i projektit ishte zyra e Organizatës Botërore për Migrim IOM.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Liblad Chad, zv shef i zyës për bashkëpunim, në kuadër të zyrës së BE-së tha se Kosova e bukur bëhet edhe me implementimin e projekteve të shkollave dhe çerdheve si kjo sot.
Ai shfaqi shpresën se kjo çerdhe do të plotësojë nevojat e komunitetit të lagjes Arbëria, të cilët deri më tash janë detyruar ti dërgojnë fëmijët nëpër lagje të tjera të qytetit.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës ë Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se këto janë disa nga momentet e bukura të një kryetari komune, kur arrin që të shohë gëzimin e e fëmijve pr hapjen e çerdhes së re. Ai tregoi se kjo është çerdhja e katërt me bazë në komunitet e me kosto të përballueshme e që menaxhohet nga vet këshilli i prindërve. Ai poashtu theksoi faktin se ky projekt ka kushtuar rreth 435 mijë euro, nga të cilat 200 mijë janë investim I Komunës, kurse 235 mijë investim I zyrës së BE-së në Kosovë.
Në fund Ahmeti tha se deri në fund të vitit do të hapen edhe tri çerdhe me bazë në komunitet, me çka edhe do të përmbushet njëri ndër premtimet kryesore për çerdhe me kosto të përballueshme në çdo lagje.