Hapen dosjet për 90 manipulues të Testit të Maturës
Prishtinë, 1 gusht - Prokuroria Themelore e Prishtinës ka marrë në shqyrtim 90 raste prej 160 sa u dorëzuan nga Ministria e Arsimit për manipulime në testin e maturës.
Kjo konfirmohet edhe zyrtarisht nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Ymer Beka.
Sipas tij, tashmë ndaj më shumë se nëntëdhjetë rasteve është hapur lënda si dhe të njëjtat do të procedohen më tutje.
Rastet janë hapur, kemi proceduar një numër mjaft të madh mbi 90 persona, rasti është nën hetime. Është angazhuar ekipi hetues, tha Beka për Tribunën.
Ndërkohë që raporti përfundimtar dhe aktakuzat e plota do të dërgohen së shpejti në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Është duke u punuar intensivisht, shpresojmë që së shpejti do të dalim edhe me raportet përfundimtare, tha Beka.