Hajrizi në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Evropiane të Cilësisë
Prishtinë, 16 qershor - Rektori i Universitetit për Binzes dhe Teknologji (UBT), Edmond Hajrizi është duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Evropiane të Cilësisë, që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, me çrast është duke e prezantuar Kosovën, përmes Asociacionit Quality Kosova, të themeluar nga vetë Hajrizi vite më parë.
UBT, përmes një komunikate për shtyp, njofton se \"Quality Kosova\" është anëtare e rregullt e EOQ-së dhe ka për qëllim promovimin e standardeve dhe praktikave më të mira evropiane dhe ndërkombëtare për cilësi në Kosovë, si dhe ndihmon në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe në përkrahjen e institucioneve shtetërore të Kosovës, në mënyrë që të ato të ngritin kompetenca të reja në aspektin e cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të produkteve dhe shërbimeve të Kosovës.
\"Që nga themelimi, UBT ka ndihmuar dhe ndikuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në lidhjen e bashkëpunimeve në fushën e arsimit edhe me ato vende të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, duke u bërë një përfaqësues i denjë dhe lobues i drejtpërdrejtë për vendin tonë\", thuhet në komunikatë.