23 Dhjetor 2024

Greva në arsim vazhdon edhe nesër

Prishtinë, 15 janar - Edhe në ditën e dytë  greva e përgjithshme  u mbajt në të gjitha institucionet e arsimit, nga çerdhet e deri në Universitete. 

Gjatë ditës së dytë me fillimin  grevës kryetari Rrahman Jasharaj me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist vizitoi çerdhen “Lulevera” dhe bashkëbisedoi me grevistët, të cilët kërkuan nga kryetari  që greva të mos ndërpritet pa u plotësuar në tërësi kërkesat legjitime të anëtarësisë.

Kryetari gjatë fjalës së tij  grevistët i informoi për rrjedhën e  grevës së djeshme  dhe takimet që kishte me institucionet në përpjekje për të gjetur zgjidhje  të kërkesave. 

Pas kësaj nënkryetarja  e BSPK-së, znj.Leonora Lokaj   ka përshëndetur grevistët duke shprehur përkrahjen e fuqishme të BSPK-së për punëtorët e arsimit. 

Ajo ka kujtuar se SBASHK-u është munduar që përmes dialogut të bëhet korrigjimi i koeficienteve për tërë sektorin e arsimit, por dialogu dhe këto angazhime  nuk kanë dhënë rezultatet e pritura dhe prandaj u detyrua të shpall grevën e përgjithshme.

Pas kësaj kryetari Jasharaj, i shoqëruar nga nënkryetarja e BSPK-së Lokaj dhe bashkëpunëtorët vizituan grevistët në shkollën fillore e të mesme të ulët “Elena Gjika”, e cila dje iu bashkëngjit radhëve të SBASHK-ut.

Kryetari Jasharaj  grevistëve u tha se lajmi i mirë dje nisi në shkollën tuaj. Ju dëshmuat se jemi bashkë  në SBASHK duke na dhënë forcë  për angazhime.

Jashraj njoftoi gjatë një bashkëbisede  me ta lidhur me gjithë angazhimet që me dialog të zgjidhen kërkesat  e punëtorëve të arsimit duke shtuar se dialogu nuk dha rezultate dhe prandaj punëtorët e arsimit vendosen për grevën e përgjithshme.

Grevistë lavdëruan punën e SBASHK-ut e në veçanti të kryetarit duke kërkuar që ai të vazhdojë me këtë përkushtim.

Sipas raporteve të arritura në Këshillin Qendror Grevist nga e tërë Kosova në grevë ishin të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit. Greva  do të vazhdojë edhe nesër dhe në ditët në vijim nga ora 9 e deri në orën 12.

Takimet me përfaqësues të institucioneve

Kryetari i SBASHK-ut në orën 11 në  selinë e SBASHK-ut u takua me deputetin  z.Arban Abrashi, anëtarë i Komisionit për Administratë Publike me të cilin diskutuan rreth kërkesave të SBASHK-ut , veçmas për lëshimet dhe dobësitë   e ligjit të pagave, që është diskriminues për tërë sektorin e arsimit. Kryetari Jasharaj kërkoi angazhimin e deputetit z.Abrashi që të mbështes kërkesat e SBASHK-ut bashkë me deputetët nga subjekti i tij politik.

Në takimin e radhës kryetari i SBASHK-ut me bashkëpunëtorët janë takuar  me Ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi dhe Koordinatorin Nacional pranë zyrës së Kryeministrit Haradinaj, z. Besnik Tahiri.

Kryetari Jasharaj edhe me këtë rast  rikujtoi kërkesat  legjitime e të drejta të SBASHK-ut lidhur me korrigjimin e  ligjit të pagave.  Pas një debati dhe bashkëbisede të gjatë ky takim nuk  dha rezultate të pritura, por palët  janë pajtuar që të vazhdohet me përpjekje të përbashkëta për të gjetur mundësi për realizimin e kërkesave të SBASHK-ut.

Në orën 13  po sot është zhvilluar takim  në ambientet e Parlamentit të Kosovës me anëtarët e  Komisionit Parlamentar për Arsim. Në këtë  takim ishin të pranishëm kryetari i SBASHK-utz. Rrahman Jashrajaj dhe menaxheri për financa e administratë z.Ymer Ymeri dhe Ministri i MASHT, Shyqyri Bytyqi me anëtarët e kabinetit të tij. Z.Bytyqi e Jasharaj paraqiten edhe këtu kërkesat për të gjetur mundësi  drejt realizimit të kërkesave të SBASHK-ut lidhur me ligjin për  paga, kërkesa këto që janë konsideruar të drejta nga të gjitha palët.

 

Në të cilin takim kryesuesi i  këtij komisioni z. Ismail kurteshi tha se qëllimi i këtij komisioni dhe diskutim ne mes të antarëve të komisionit, në prezencën e ministritë MASHT-it, dhe përfaqësuesve të SBASHK-ut që të bëjnë një zgjidhje e cila do të mund të dërgonte në një zgjidhje ne përfundim të grevës.

Ministri Bytyqi në fjalimin e vet tha se “ MASHT nuk është sponzorizues I Ligjit dhe qëndrimet e MASHT-it dhe SBASHK-ut lidhur me rangimin dhe koeficientin e pagave po thuajse jemi shumë të përafërta kërkesat e tyre  përkrahim, vetëm se jemi kundër formës që këta kanë zgjedhur për realizimin e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa z.Ymer Ymeri paraqitën arsyeshmerit e arsyes së grevës dhe kërkesave të SBASHK-ut duke falënderuar deputetet për angazhimin në gjetjen e zgjedhjes për realizimin e kërkesave dhe kërkuan nga deputetët përkrahjen për plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve.

Qendrim i përbashkët i të gjithëve ishte se rangimi i punonjësve të arsimit është i ulët dhe se duhet të përmisrohet ky rangim që do me thonë duhet të ngritet koeficienti dhe se SBASHK-u, qeveria dhe komesionet parlamentare duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)