Greqi, mbyllen dhjetëra universitete
Athinë, 30 mars - Parlamenti i Greqisë ka miratuar reformën në sistemin arsimor, duke vendosur mbylljen e disa fakulteteve dhe universiteteve, dhe bashkimin e tyre.
Ky vendim është miratuar, pavarësisht reagimeve të studentëve për shkak të qëndrimeve të tyre kundër reformës qeveritare në planin e arsimit të lartë.
Mbi 3 500 qytetarë protestuan dje bashkërisht me studentët në një demonstratë që u përshkallëzua edhe me dhunë para Parlamentit grek.
Sipas vendimit, reformat vendosën zvogëlimin e numrit të universiteteve dhe shkollave të larta nga 534 në 405 universitete dhe shkolla të larta.
Lexoni me shume per temën: Greqi, mbyllen dhjetëra universitete tek albanians.gr