25 Dhjetor 2024

“Global Neighbors”, ndërton shkollë në vlerë prej 5.3 milion dollarësh

Mitrovicë, 9 tetor - Drejtues të OJQ “Global Neighbors”, nga SHBA, që janë financues të projektit për Akademinë Kosovare për Lidership, Donald Trott, me bashkëpunëtorë, janë pritur të enjten nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili i ka njoftuar për realizimin e kërkesës së tyre për hapësirë për të ndërtuar një objekt shkollor.

Kryetari Bahtiri fillimisht falënderoi mysafirët për ndihmën që po i japin Mitrovicës me ndërtimin e një objekti shkollor bashkëkohor dhe më pastaj ju tha se kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe se Kuvendi i Komunës, ka marrë vendim që të ndajë hapësirën e kërkuar për ndërtimin e shkollës.

“Ne përveç kësaj do të ndihmojmë pa hezituar edhe në punë të tjera e sidomos në dhënien e lejes së ndërtimit dhe në fusha të tjera, ku ajo ju duhet”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Donald Trott, zëvendës president i Gloabl Neighbors, tha se është shumë mirënjohës për këtë vendim dhe në veçanti falënderoi kryetarin Bahtiri dhe Kuvendin e Komunës për mirëkuptimin e treguar për të ndihmuar qytetarëve e komunës.

“Ky investim bëhet për të mirën e fëmijëve dhe qytetarëve të Mitrovicës. Donatorët që mbështesin ndërtimin e shkollës janë të fuqishëm dhe ata janë treguar solidarë për të ndihmuar qytetarët e Mitrovicës. Do të jetë një shkollë bashkëkohore, e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, e cila do të ndërtohet në tri faza. Faza e parë do të filloj brenda gjashtë muajsh, ndërkohë që ne do i përfundojmë procedurat e nevojshme për ndërtim”, tha ai.

Shkolla që do të ndërtohet, do të kushtoj 5.3 milionë dollarë dhe në të do edukohen fëmijët prej nivelit parashkollor e deri në klasën e 12-të shkollës së mesme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)