Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2012/2013 do të fillojë nesër
Prishtinë, 7 janar - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) njofton se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2012/2013 do të fillojë nesër, më datë 8 janar 2013.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë mësimor, duke u dëshiruar sukses gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor.
Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, shfrytëzoj rastin që përzemërsisht t\'ju uroj fillimin e këtij gjysmëvjetori, me dëshirën më të mirë që të kemi suksese të vazhdueshme dhe të pandërprera, thotë ministri Buja.