Gjilani me dy marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin për Biznes dhe Teknologji
Gjilan, 9 shkurt – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me rektorin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), prof. dr. Edmond Hajrizi, përmes të cilës do të përfitojnë dy institucionet.
“Prita në takim pune rektorin e Kolegjit UBT, Universiteti për Biznes dhe Teknologji, prof.dr. Edmond Hajrizi. Nënshkruam memorandum bashkëpunimi me qëllim të lidhjes së bashkëpunimit, nga i cili mund të përfitojmë të dy institucionet.
Diskutuam rreth krijimit të platformave të ndryshme digjitale, kryesisht në kuadër të bibliotekës dhe shkollave të Gjilanit. Përmes lansimit të këtyre platformave, synojmë lehtësimin e shërbimeve shkollore dhe qasje mobile të sigurt e pa pengesa me pajisje të ndryshme.
U dakorduam se përmes bashkimit të kapaciteteve tona, në të ardhmen të implementojmë këto projekte profesionale, për një Gjilan inovativ”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.