22 Dhjetor 2024

Gjermania ofron bursa për studentët nga Kosova

Prishtinë, 18 qershor - Që prej njëzet e pesë viteve, Parlamenti Gjerman (Bundestagu) ofron programin e titulluar „Bursa Ndërkombëtare e Parlamentit (IPS)“, në kuadër të të cilit të rinjëve nga e gjithë bota u ofrohet mundësia që të njihen për së afërmi me punën e Parlamentit Gjerman.

Edhe këtë vit, kandidateve dhe kandidatëve nga Kosova do t\'u jepet mundësia të fitojnë një nga bursat e lakmuara për verën e vitit 2013.

Bundestagu Gjerman, bashkë me tri universitetet e Berlinit, u jep mundësi rreth 120 të rinjëve nga gjithsej 28 vende, të cilët janë të interesuar në politikë, që të njihen me proceset vendimmarrëse dhe të fitojnë përvojë praktike në fushën e punës parlamentare.

Programi IPS zgjat gjithsej pesë muaj dhe përbëhet nga veprimtari të ndryshme, seminare dhe një stazh praktik, gjatë të cilit bursistet dhe bursistët do të ndjekin nga afër punën e një deputeti të Bundestagut.

Në kuadër të këtij stazhi, bursistet dhe bursistët do të njihen me detyrat e ndryshme të zyrës së një deputeti. Vëmendje e veçantë do t\'i kushtohet bashkëpunimit aktiv – kjo përfshin hartimin e ekspertizave, përpilimin e fjalimeve, shkrimeve dhe letrave, përgatitjen e mbledhjeve si dhe kryerjen e detyrave të tjera të sekretariatit. Përpos kësaj bursistet dhe bursistët do t’i shoqërojnë deputetët e tyre në seancën parlamentare dhe do të shohin, se si zhvillohen procedurat në parlament.

Pjesëmarrësit e programit do të jenë të regjistruar si studentë të Universitetit të Humboldt-it në Berlin, dhe rrjedhimisht do të mund të ndjekin edhe aktivitetet arsimore (ligjeratat etj) të këtij universtiteti.

Përpos kësaj, bursistet dhe bursistët do ta kenë mundësinë që të marrin pjesë në seminare studimi të fondacioneve politike, nepërmjet të cilëve do t’u jepet mundësia të krijojnë përshtypje për jetën politike, ekonomike e kulturore të Republikës Federale të Gjermanisë.

Qellimi i programit është zhvillimi dhe forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve të Gjermanisë me shtetet pjesëmarrëse. Për më tepër, nëpërmjet këtij programi nxitet kuptimi reciprok dhe bashkëpunimi ndërmjet pjesëmarrëseve dhe pjesëmarrësve të kulturave të ndryshme.

Gjatë pesë viteve të fundit në këtë program kanë marrë pjesë nëntë bursistë nga Kosova. Ashtu siç në vitet e fundit, edhe për vitin 2013 parashikohen dy vende për kandidate dhe kandidatë nga Kosova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)