27 Prill 2024

Gjermania ofron bursa për studentë dhe doktorantë

Prishtinë, 7 tetor - Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) për studentët, të diplomuarit dhe doktorantët çdo vit ofron bursa të ndryshme për studime apo shkollime të mëtejme në Universitetet gjermane.

Këto bursa në njërën anë mundësojnë qëndrime në shkollat e larta gjermane me standarde të larta cilësore, kurse në anën tjetër ato për fituesit e bursave synojnë mbledhjen e përvojave të reja dhe krijimin e rrjeteve me bursistët e tjerë, nëpërmes të së cilave do të mbahej kontakti edhe pas kohës së marrjes së bursës si dhe përtej kufijve shetëror.

Vitin e kaluar DAAD nëpërmes bursave të ndryshme ka mbështetur 104 kosovarë, për të studiuar, për të dhënë mësim apo për kërkime në Gjermani.

Përveç kësaj, vitin e kaluar në Kosovë qendruan 10 studentë, shkenctarë të diplomuar dhe mësimdhënës të shkollave të larta nga Gjermania.

Ndarja e bursave bëhet çdo vit. Afati i fundit për aplikim për pjesën më të madhe të programeve për vitin akademik 2014/2015 është 1 nëntori ose edhe 15 nëntori 2013.

Informata më të hollësishme mund të gjeni në www.funding-guide.de apo duke kontaktuar zyren ndërlidhëse të DAAD-së në Universitetin e Prishtinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)