Gati të gjithë të rinjtë zviceranë në Facebook
Këtë studim e bëri publik banka më e madhe zvicerane \"Credit Suisse\", ndërsa ishte realizuar nga Instituti i kërkimeve \"GFS Bern\".
Gati të gjithë të anketuarit thanë se janë të vetëdijshëm se të dhënat e tyre mund të bien në duar të gabuara.
Studimi tregon se në rrjetin social të rinjtë prferojnë për të takuar miqtë dhe për të kaluar kohën, por prioritet të lartë, sipas tyre, ka edhe famillja.
53 për qind e të rinjve e shohin veten si pjesë e një klubi kulturor dhe sportiv, 22 për qind mendojnë se i përkasin një komuniteti fetar.