Gashi: Sjap dorëheqje
Prishtinë, 4 shkurt - Rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Ibrahim Gashi, ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme të japë dorëheqje për faktin se këtë po e kërkon një grup i vogël studentësh, disa prej të cilëve janë pjesë e një subjekti politik, Vetëvendosje!-s.
Disa mediume po e përdorin si protestë studentore. Kjo nuk është protestë studentore. Është një grup i vogël që po proteston. Nga informacionet që kemi, ka rezultuar se një pjesë e tyre nuk janë fare studentë, ka nga shkollat e mesme dhe aktivistë të partive politike që nuk janë studentë të UP-së. Nga emrat e të arrestuarve nga policia ditën e parë të protestës i kemi verifikuar të dhënat tona për studentët me emra dhe mbiemra. Mbi dyzetë për qind e atyre që janë arrestuar nuk janë fare studentë. Ka rezultuar se 80 për qind e tyre janë anëtarë të Vetëvendosje!-s, ka thënë Gashi në një intervistë për Epokën e re.
Ai ka thënë se do të dorëhiqej nga posti i rektorit vetëm atëherë kur këtë do tia kërkonin organet kompetente të universitetit, Këshilli Drejtues dhe Senati.
Do ta respektoj çdo vendim të organeve të universitetit, pavarësisht sulmeve mbi personalitetin tim, të familjes, të regjionit prej nga vij, që është shumë e padrejtë, se ka elemente të racizmit, ka thënë Gashi, duke shtuar se pret edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës debat konstruktiv nga i cili, sipas tij, do të dilnin analiza dhe ide konkrete se si do të tejkalohet situata e krijuar.
Rektori Gashi ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me politikën që nga dita kur ka vendosur të konkurrojë për rektor. Ai i ka bërë thirrje politikës të qëndrojë sa më larg universitetit, duke shfaqur besimin se deputetët e Kuvendit do ta mbrojnë kredibilitetin e Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina.
Në këtë intervistë rektori Gashi ka folur edhe për publikimet në revista shkencore dhe rolin e një historiani në një punim mbi minierat dhe mineralet. Rektori Gashi i është kundërpërgjigjur edhe shefes së grupit parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmanit, e cila ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Jam i bindur se zonja Selmani nuk i di zhvillimet në Universitetin e Prishtinës, nuk e di punën që ka bërë ky menaxhment sepse, po ta dinte, sdo ta kërkonte dorëheqjen time, është shprehur Gashi