Gashi përcjellë mbarëvajtjen e afatit të dytë të provimit pranues
Prishtinë, 26 shtator - Rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, prof. dr. Ibrahim Gashi dhe stafi i tij i vizituan njësitë akademike të UP-së, të cilat sot organizuan provimin pranues të studentëve për vitin akademik 2013-2014, në studimet themelore bachelor.
Kjo vizitë, që kishte për qëllim informimin për së afërmi me ecurinë e provimit pranues, u realizua në Fakultetin e Edukimit, në Fakultetin Filozofik, në Fakultetin e Filologjisë, në Fakultetin Juridik, Qendra në Prishtinë dhe në Mitrovicë.
Me këtë rast, rektori Gashi, së bashku me dekanët e njësive përkatëse, i përshëndeti konkurruesit, të cilët kanë shprehur interesimin e tyre për tu regjistruar në UP, duke u dëshiruar suksese në provim, me premtimin se vetëm dija, performanca e tyre në provim dhe suksesi i arritur gjatë shkollimit të tyre do të jenë kritere për pranim në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina