Gashi merr detyren e rektorit të Universitetit të Prishtinës
Prishtinë, 1 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP).
Me këtë rast, rektori i deritanishëm, Mujë Rugova ia dorëzoi detyrën rektorit të ri, Ibrahim Gashi në sallën e Senatit në Rektoratin e UP-së, ku kishte të pranishëm personalitete nga politika, kultura dhe shkenca, si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.
Pas ceremonisë, ministri Buja pati edhe një takim të shkurtër me rektorin e ri të UP-së, Ibrahim Gashi, të cilit ia uroi detyrën dhe uroi që Universiteti në krye me të vazhdojë rrugën drejt sukseseve edhe më të mëdha dhe drejt ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë, që është edhe synim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ndërsa, rektori Gashi u zotua se do punojë pakursyeshëm për vizionin e tij për ta quar përpara Universitetin e Prishtinës.