Gashi dhe Tahiri pritën përfaqësues të Universitetit të Primorskës
Prishtinë, 14 janar - Rektori Gashi dhe prorektorja Tahiri pritën përfaqësues të Universitetit të Primorskës Rektori i UP-së, Ibrahim Gashi dhe prorektorja për marrëdhënie me jashtë, Lindita Tahiri, pritën në një takim rektorin e Universitetit të Primorskës, në Slloveni, Dragan Maruič dhe prorektoren për marrëdhënie me jashtë Tadeja Jere Lazanski.
Përfaqësuesit e dy universiteteve diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në planprogramin për turizëm, edukim, shkenca natyrore, dhe fusha të tjera. Në këtë kontekst, si një ide për fillim
bashkëpunimi u diskutua mundësia për aplikim të përbashkët në programet TEMPUS.
Gjithashtu, përfaqësuesit e dy universiteteve e diskutuan edhe mundësinë që Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Primorskës të ndihmojë Fakultetin e Edukimit të UP-së në përgatitjen e planprogramit të doktoratës.
Përveç tjerash, ata diskutuan edhe për bashkëpunim në fushën e hulumtimit dhe në shkëmbim të ndërsjellë të mësimdhënësve dhe profesorëve.
Vizita e përfaqësuesve të Universitetit të Primorskës u përcjell me një ligjëratë në amfiteatrin e Fakultetit Filozofik.
Universitet i Primorskës ka 10 vjet përvojë dhe posedon 6 fakultete funksionale.