Gashi dhe Tahiri për vizitë pune në Britani të Madhe
Prishtinë, 14 tetor - Rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, prof. dr. Ibrahim Gashi dhe prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. dr. Lindita Tahiri, me ftesë të British Council udhëtuan për një vizitë pune në Britani të Madhe.
Në këtë vizitë, menaxhmenti i UP-së, përveç takimeve me përfaqësues të British Council, do të priten edhe nga përfaqësues të universiteteve britanike, si University of Cambridge, University of Birmingham, si dhe do të kenë takime me përfaqësues të tjerë të arsimit dhe të universiteteve të tjera të Britanisë së Madhe, me të cilët do të bisedohen mënyrat konkrete të bashkëpunimit, si shkëmbime për studentë dhe stafin akademik, dhe për programe të përbashkëta studimi.
Kjo vizitë bëhet me ndërmjetësimin e British Council, zyra në Kosovë.