22 Dhjetor 2024

Galanteria fituese për garën e arsimit dhe aftësimit profesional

Prishtinë, 14 dhjetor - Kompania Galanteria është shpallur sot fituese në për garën  e arsimit dhe aftësimit profesional të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe donatorët vendor dhe ndërkombëtar.

Peter Gerash , nga GIZ-i me këtë rast tha se pas një muaji pas hapjes solemne te garës, me specifike se disa gara me herët po shpërblehet një kompani e cila ka kontribuar në lëmin e arsimit dhe  aftësimit profesional.

“Ky çmim ka rëndësinë e vet më te madhe morale se sa materiale”, tha zoti Gerash.

Duke iu falënderuar për përkrahjen kësaj iniciative të asociacioneve te shumta, kryetari Gërxhaliu theksoi se ata bënë të mundur fillimin dhe zhvillimin e projektit të aftësimit profesional në Kosovë.

“E kam thënë edhe më parë, nuk dua të mburrem me atë që në Kosovë çdokush studion, por dua të mburrem me atë që në Kosovë gjithkush të punon”.

Kryetari i OEK-ut tha se nuk pajtohem me qasjen institucionale se ne Kosove ka fuqi te lire punëtore, “por duhet të mburremi se kemi fuqi te arsimuar dhe aftësuar punëtore dhe ne këtë drejtim partneriteti me donator, qoftë me GiZ-in, qofte me Sviskontaktin, Ambasadën Norvegjeze dhe të tjera është më se i mirë se ardhur”.

“Njëkohësisht duhet theksuar se komuniteti i biznesit është solidarizuar me këto aktivitete dhe ka dhënë kontributin e vet dhe me këta partner do të bëjmë një shpirt garues që këtë mirënjohje çdokush ta ketë ne vitrinat e veta, tha kryetari Gërxhaliu.

Ai theksoi se investimi në edukim është investim në ardhmëri.

“Të gjithë e kemi ëndërr që ta forcojmë ardhmërinë e Kosovës. E tërë kjo do të behët nëse e forcojmë bashkëpunimin me donatorët dhe i bartim përvojat e tyre”, ka kreu i OEK-ut.

Këshilltar i Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ragip Goshi me ketë rast ka thënë se ky është një lajmë i rëndësishëm i fund vitit.

“Sistemi i arsimit në Kosovë është i përqendruar në arsimin dhe aftësimin profesional . ne si Ministri ketu e shohim perspektiven e aftësimit të gjeneratës së re për punë dhe mundësinë e absorbimit të bizneseve të kësaj fuqie punëtore. Aktiviteti i ynë është i ndërlidhur me OEK-un në shumë dimensione. OEK-u jep kontribut të çmueshëm në Këshillim për Arsimin dhe Aftësimin Profesional”tha këshilltari i ministrit të arsimit.

Drejtori menaxhues i Kompanisë Galanteria Muhamet Ymeri duke u falënderuar për çmimin e ndarë theksoi se ai i obligon që në të ardhmen edhe më shumë të punojnëe në lëminë e arsimit dhe aftësimit profesional.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)