Futja e lëndës fetare në shkollat publike është e panevojshme
Prishtinë, 1 shtator - Pas votimit të së hënës në Kuvendin e Kosovës, debati për futjen e edukatës fetare në shkolla po shkon drejt fundit. Deputetët votuan kundër, ndërsa për ta përmbyllur debatin, është përkujdesur ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja.
"Futja e lëndës fetare në shkollat publike është e panevojshme. Kushtetuta dhe ligjet e parashikojnë shumë qartë se ku duhet të mësohet" ka thënë Buja, duke shtuar se megjithatë gjatë diskutimeve me aktorë të ndryshëm u ka kërkuar atyre që ta vlerësojnë dhe të vendosin si të procedojnë më tej për këtë çështje.
Ministri Buja ka komentuar edhe për debatin e fundit të librave të historisë, duke thënë se ka shumë keqkuptime në këtë drejtim nga ana e medias.