15 Nëntor 2024

FSK dhe Komuna e Prishtinës shpërndanë dhurata

Prishtinë, 21 dhjetor - Nën organizimin dhe përkujdesjen e Ministrisë për Forcën e Sigurisë(MFSK) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), përkatësisht Departamentit për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak(BCU), në prag të festave të fund vitit, më një aksion tre ditor, është mbështetur projekti  “Ty Dashuri në Paketë” me dhurata nga nxënësit e shkollave të Prishtinës për fëmijët në institucione shkollore dhe ata në ambiente spitalore në Prishtinë dhe rrethinën e saj.

FSK-ja ofroj mbështetje logjistike, transporti dhe mbështetje me personel për shpërndarjen e dhuratave të grumbulluara nga nxënësit e  shkollave  të Prishtinës, e që të njëjtat  më pastaj janë shpërndarë  tek moshatarët e tyre në shkollat e fshatrave të rrethit të Prishtinës.

Projekti “Ty Dashuri në Paketë” është realizuat nga fondacioni ,, Mute’’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim në Komunën e Prishtinës.

Aksioni i FSK-së është shtrirë në 15 shkolla, ,,SOS fashitin’’, Kliniken e Pediatrisë, Kliniken e Kirurgjisë, etj.

Në këtë aksion mori pjesë edhe vet drejtori i Departamentit të BCU-së, Hajrush Kurtaj si dhe stafi i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)