23 Dhjetor 2024

Franca kërkon të tërheqë më shumë studentë të huaj

Paris, 12 maj - Franca po përhap një plan për shkollimin e lartë që synon ta bëjë atë një vend më tërheqës për studentët e huaj, por edhe më të kushtueshëm.

Lëvizja për të rritur koston e arsimimit për studentët e huaj ka nxitur protesta, kryesisht tek pjesa e studentëve nga Afrika që përbëjnë afërisht gjysmën e studentëve të huaj në Francë.

Zëri i Amerikës njofton nga lagja Creteil në periferi të Parisit, se edhe disa nga universitetet e kundështojnë rritjen e kostos së arsimit.

Për shumë arsye, ky universitet publik është fytyra e sotme e Francës dhe e reputacionit të saj jashtë vendit. Afro 10 përqind e studentëve në UPEC janë të huaj.

Nuk është për t’u habitur, që drejtuesit e universitetit po e ndjekin nga afër planin e qeverisë për rritjen e kostos së arsimit. E quajtur “Mirësevini në Francë”, strategjia synon të rrisë numrin e studentëve të huaj nga 300 mijë që janë sot, në afro gjysëm milioni deri në vitin 2027.

Ndërsa mbështet disa pjesë të planit, universiteti kundërshton rritjen e madhe të kostos për vitin që vjen. Laurent Thevenet është Zëvendës President për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Paris-Est Creteil që njihet shkurtimisht UPEC.

“Një pjesë e studentëve të huaj vijnë nga Afrika e Veriut dhe Nënsahariane. Ata nuk mund të përballojnë një rritje të kostos së shkollimit.”

Rritja e planifikuar e kostos ka shkaktuar protesta, edhe pse taksa për shkollimin në Francë është shumë më e vogël se kudo në Perëndim. Si shumë universitete të tjera, UPEC ka vendosur të mos i rrisë taksat, megjithatë, shumë janë shqetësuar. Nanto Ralibera është student nga Madagaskari.

“U shokova kur dëgjova për rritjen e kostos së shkollimit, sepse shifra e re është 15 herë më e lartë se ajo që paguaj tani. Është larg buxhetit që planifikuam kur u larguam nga vendet tona.”

Studentët nga Afrika nuk janë të vetmit me buxhet të kufizuar. Katarina Vuckovic është studente nga Serbia.

“Kam përshtypjen se një pjesë e strategjisë së qeverisë franceze nuk do të ndikojë në tërheqjen e studentëve të huaj, siç dëshirojnë.”

Ajo thotë se studentët serbë si ajo mund të mos jenë në gjendje të përballojnë studimet në Francë, nëse rritet kostoja e shkollimit.

Franca është vendi ku ndodhet univesitetit ikonë i Sorbonës dhe i shkollave presigjoze të biznesit; ajo është destinacioni kryesor në botë për studentët e huaj ku nuk flitet anglishtja dhe i katërti në botë. Një nxitje për këtë ka qenë pagesa e përballueshme për shkollimin. Megjithatë, Franca ka humbur terren vitet e fundit. Olivier Rollot është gazetar i specializuar për çështjet e arsimit të lartë.

“Jemi konkurues, shumë konkurues. Problemi është se pranojmë shumë studentë, por ndoshta nuk i pranojmë ashtu siç duhet,” – thotë ai.

Plani i qeverisë synon të trajtojë disa nga pengesat, duke thjeshtëzuar vizat për studentët, duke strehuar strehim më të mirë dhe më shumë klasa për gjuhën frënge. Ai po ashtu synon shtimin e pranisë së Francës në Afrikë, në fushën arsimore.

Ekspertët thonë se strategjia e vendit për arsimin e lartë u shërben qëllimeve më të mëdha, duke zgjeruar influencën e Francës dhe interesat e saj jashtë vendit. Për dekada me radhë, presidentë dhe udhëheqës të biznesit, kryesisht nga ish kolonitë franceze në Afrikë, janë shkolluar në Francë.

“Është e rëndësishme tërheqja e studentëve të mirë që nesër do të drejtojnë ekonomitë e vendeve të tyre”, -thotë gazetari Oliver Rollot.

Franca po ashtu mund të përfitojë nga pengesat e mundshme për studentët që të studjojnë gjetkë, si për shembull kufizime më të ashpra të imigracionit në Shtetet e Bashkuara dhe pasiguria mbi Brexit-in.

Qeveria synon të rrisë bursat për të kompensuar rritjen e kostos së shkollimit për studentët në nevojë. Por një studim i kohëve të fundit nga “Campus France”, që përfaqëson arsimin francez në botë, zbuloi një rënie të ndjeshme të numrit të regjistrimeve mes studentëve nga Afrika që nga koha e njoftimit të planit të ri.

“Nuk është problem për studentët kinezë, indianë apo amerikanë që të paguajnë më shumë. Pagesa e madhe është problem për studentët afrikanë”- thotë Oliver Rollot.

Ndërsa synon të tërheqë më shumë studentë nga pjesë të tjera të botës, UPEC dëshiron ta zgjerojë praninë në Afrikë, në mënyrë që të kontribuojë edhe në zhvillimin e kontinentit, thonë zyrtarët e universitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)