23 Dhjetor 2024

Franca gati të ndihmoj integrimin e Kosovës në procesin e Bolonjës

Prishtinë, 13 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Ramë Buja, priti ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në arsimin e Kosovës, nevojat dhe synimet  e MAShT-it për të ardhmen, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit reciprok.

Ministri Buja ka uruar ambasadoren Daviet për detyrën dhe misionin e saj në Kosovë në cilësinë e ambasadores,  njëherësh theksoi se Kosova është shumë mirënjohëse për mbështetjen që Franca i ka dhënë pavarësisë dhe njohjeve  ndërkombëtare të shtetit më të ri në Evropë.

“Jemi të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin  në fushën e arsimit të lartë  meqenëse tashmë kemi disa universitete publike dhe private në Kosovë dhe kemi nevojë për kuadro të profileve të ndryshme”, tha ministri Buja.

“Ne, nuk kemi shumë studentë, apo kuadro që vijnë nga universitete franceze, por ata që janë, janë shumë të mirë dhe duam që të marrim më shumë nga traditat dhe  përvojat tuaja më të mira“, theksoi ministri Buja.

Ministri Buja dhe ambasadorja Davet biseduan edhe për mundësitë e integrimit në procesin e Bolonjës, benifitet që do të ketë Kosova pas kësaj si dhe Universitetin e Mitrovicës, perspektivën e këtij institucioni në të ardhmen.

 Ambasadorja Davet ka falënderoi ministrin Buja për informacionet dhe shtoi se do të shohim se ku janë nevojat, çka mund të ndihmojë vendi i saj në këtë drejtim gjatë viteve në vijim.

Ajo tha se do të ishte mirë që në Francë të ketë më shumë studentë kosovarë për shkencë, teknikë dhe ekonomi, duke shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë edhe në integrimin e Kosovës në procesin e Bolonjës.

Në fund, ambasadorja Daviet e ftoi ministrin Buja që të merr pjesë në “Festën  e  Frankofonisë ”, e cila do të organizohet në Kosovë gjatë këtij mu

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)