Fondacioni i Odës Amerikane mbështet edukimin në Kosovë
Prishtinë, 25 prill - Oda Amerikane ka ndarë nga Fondacioni i saj, 3000 euro për të mbështetur një Projekt të përbashkët të Bursave të Klubit Rotary International Prishtina dhe Fondacionin për Edukimin e Vajzave Çifti Buçinca. Fondi i bursave ka për synim përkrahjen e vajzave nga familjet e varfra që të ndjekin shkollën. Oda Amerikane, tashmë kas mbështetur këtë fondacion edhe në vitin 2013.
Përkrahja financiare vjen pas përkrahjes financiare në vlerë prej 11,400 eurosh për organizatën ATOMI në vitin 2016, organizatë kjo e cila përkrahë fëmijët me nivel të jashtëzakonshëm të inteligjencës.
Fondacioni i Odës Amerikane mbështet vazhdimisht aktivitete në kuadër të Përgjegjësisë Sociale Korporative, duke përfshirë projektin e ndërtimit të shtëpive pëpive për familjet e pastreha, mbështetjen e organizatës Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, mbështetjen e organizatës \"Down Syndrome Kosova etj. Në kuadër të fondacionit funksionon edhe shkolla e shahut për fëmijë.