Fond 100 milonë dollarë për ngritjen e cilësisë në arsim
Prishtinë, 16 janar - Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka thënë se prioriteti ministrisë dhe i tij për këtë gjysmëvjetor do të jetë ngritja e cilësisë, dhënja e përgjegjësisë së plotë shkollave dhe do të krijohen të gjitha mundësitë që të punojë mekanizmi në shkolla.
Do të mundësojmë një tranzicion nga një mësim klasik në atë modern, aktualisht vetëm kemi filluar në 13 shkolla në Kosovë duke u dhënë përgjegjësitë, tha Bajrami.
Ai ka thënë se pas rezultateve të PISA-s do të punohet në ngritjen e cilësisë duke takuar të gjithë profesorët nëpër shkolla dhe me këtë të kemi një vetdijsim kombëtarë se ngritja e cilësisë është oblogim kombëtar.
Dëshirojmë ti japim mbështetje dhe ti motivojmë mësimdhënësit, sepse shkolla është si një familja. Rruga për cilësi shkon duke bërë përgatitje dhe me këtë të kemi student të aftë e të paisur me njohuri por jo vetëm teorike, tha Bajrami, duke shtuar se vlerësimi i PISA-së ka qenë shumë i nevojshëm.
Megjithatë gjendja sivjet është më e mirë se sa në vitin 2015, prandaj duke e marrë shkas ngritjen e cilësisë, unë si ministër do ta themelojë Grupin Kombëtar për Vlerësime, që në vitin 2018 të kemi rezultatet të pozitive, tha Bajrami.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se do të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës që arsimi të jetë pikë e rendit çdo tre muaj në Kuvendin e Kosovës.
Do të themelojmë një fond prej 100 milion dollarrësh, përmes këtij fundi do të rritët cilësia e mësimit. Ky fond do mbushetet përmes donatorëve dhe nuk do të përdorët për paga të mësidhënësve por për trajnime dhe të gjitha gjërat që lidhen me ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, tha Bajrami.
Sipas tij, invesitimi në arsim është investim edhe në ekonomi, sepse resursi kryesor janë studentët. Sa më shumë përgatitje të studentëve aq më shumë do të kemi ngritje edhe në cilësinë e arsimit por edhe në ekomomi, tha ai.
Bajrami gjithashtu tha se në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës do ti parashtrojë 10 pika të cilat lidën me cilësinë në arsim.
E para do të jetë kurrikula , rishikimi i teksteve, lidhja e shkolles me biznese, faktorizimi i prindërve duke përfshirë edhe skemën e finacimit etj. Pra duhet të ketë transformim për mësimdhënësit nga mësimdhënës klasik me shkumës në mësimdhëns bashkohorë , sepse mësimdhënësit do të licensohen në çdo katër vite, tha Bajrami.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se do te punojnë me Komunat e Kosovës shumë më shumë këtë vit që arsimi mos të politizohet , sepse politizimi është evdident. Prandaj duke i parë të gjitha këto do ta themelojë një Trup Profesional të Pavarur nga Pedagogët, madje të pavarur edhe nga Qeveria, që kjo trupë profesionale ti ta bëjë përzgjedhjen e drejtorëve. Në këtë drejtim do të punojmë me Kuvendin e Kosovës që të arrihet ky qëllim, tha Bajrami, duke shtuar se nëse e kanë nisur një reformë në 2015, në 2018 do ti kemi rezultatet.