27 Dhjetor 2024

Fjolla Mulliqi merr vendin e parë për Arkitekturë në Qipro

Prishtinë, 21 korrik - Tashmë jemi mësuar të dëgjojmë për sukseset e të rinjve nga Kosova nëpër botë.

Listës së kosovareve që po korrin suksese jashtë vendit këto ditë ju shtua edhe një studente e re nga Kosova.

Bëhet fjalë për Fjolla Mulliqi nga Prishtina. Në mesin e shumë arkitekteve nga shumë vende të botës, Fjolla mori vendin e parë për projektin më të mirë në Arkitekturë në Nicosia të Qipros.

Projekti për të cilin 21 vjeçarja nga Prishtina garonte me shumë konkurrent të tjerë ishte ‘Ndërtesa e Parlamentit’. Me anë të këtij projekti, Fjolla mbronte edhe temën e Diplomës, ndërsa për zgjedhjen e kësaj teme ajo tregon se u desh 4 muaj për profesorët dhe koordinatorët e temës së diplomës.

Ajo tregon se si bëri përzgjedhjen e idesë për të filluar këtë projekt, i cili doli që t’ia sjell vendin e parë në këtë garë.


“Pasi unë vij prej Kosovës dhe kam përjetuar luftën, koncepti im përkëtë projekt ishte sado pak ipastër, duhet e ditur që Qipro jo me pak se një dekadë pasoj lufte mes Qipriotëve Grek dhe Qipriotëve Turq.

Kjo skene, me bëri të mendoj dhe koncepti im filloi te ndërtohet si “Peace,Connection,Union” ne mes te Jugut dhe Veriut te Qipros” tha ajo.

Ajo më tej tregoi se si e zhvilloi idenë e sajë duke u përcaktuar mbi misionin e një Parlamenti.


““Ndërtesa e Parlamentit” ishte një projekt shumë i vështirë pasi qe ndarja e aktiviteteve në mes publike dhe private ishte shume komplekse. Ne jemi mësuar te shohim ndërtesat e Parlamentit gjithmonë të mbyllura,siguruara,private ku populli asnjëherë nuk ka mundësi ta prekëkëtëndërtesë. Kjo me bëri të mendoj qe Parlamenti tregon një nacionalitet, gjë që duhet të jetë sa më transparent që është e mundur, gjë qe dëshmon Demokraci në shtet. Prandaj procesi ikëtij projekti u fokusua më shumë në krijimin e një ndërtese diplomatike ku populli i vendit ka akses në të gjitha anët , pasi që populli është ai qe zgjedh këta diplomate.

Zgjidhja e këtij problemi nga ana ime filloi që nga hartat 1/5000 e deri në ato 1/20, duke u munduar të kuptoj sa më mirë situacionin,qytetin dhe token ne te cilën Parlamenti do te qëndrojë” shtoi Fjolla Mulliqi.

Studentja kosovare ishte më e reja ndër 60 konkurrentet e tjerë, e po ashtu ajo ka thënë se të gjithë të pranishmit kishin eksperienca të ndryshme në Arkitekturë.

E pas një kohe të limituar, në pranin e jurisë së departamentit të Arkitekturës, koordinatoreve të temës së diplomës, arkitekt të njohur nga Qipro dhe Turqia, Fjolla Mulliqi fitoi çmimin e parë. Ajo ka treguar momentet kur edhe është shpallur si fituesja e parë.

“Ishte një nder momentet më të bukura te jetës sime, duke e pare qe pas një lodhjeje kaq te madhe, zgjidhja e problemit për “Ndërtesën e Parlamentit” u vlerësua shumë nga juria dhe e quajtën një projekt të suksesshëm që të jep ndjenjën e një Ndërtese Diplomatike ku populli ndjehet i lirshëm dhe krenar” është shprehur ajo.

Fjolla me këtë projekt fitoi dy çmime, si idenë më të mirë të projektit dhe çmimin  “Hunter Douglas” për projektet me te mira të diplomimit në gjithë botën për arkitekture dhe urbanizëm që do të mbahet në vitin 2016 në Evropë.


Rëndësia e këtij çmimi, është se hap dyer ne shume studio arkitektonike ne bote nga arkitekte te ndryshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)