Fitojnë bursë për të studiuar në Paderborn të Gjermanisë
Gjilan, 15 maj - Dy studentë të Universitetit të Gjilanit \"Kadri Zeka\" fitojnë bursë për të studiuar në Paderborn të Gjermanisë
Projektet e përbashkëta dhe bashkëpunimet me universitete të ndryshme nëpër botë, kanë nisur të japin frytet e para për studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Gjilanit Kadri Zeka (UKZ). Kështu në kuadër të projektit Erasmus Mundus Green Tech, dy studente të vitit të pare, Xheneta Vranovci, student e Fakultetit Ekonomik dhe Buen Bajrami, student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Kadri Zeka , kanë përfituar një bursë një-vjeçare për të studiuar në Paderborn të Gjermanisë.
Gjithashtu në kuadër të këtij projekti asistenti, Liridon Dalipi, Fakulteti Juridik i Universitetit të Gjilanit Kadri Zeka është përzgjedhur pjesë e stafit akademik në PhD, në Universitetin e Leonit të Spanjës. Këto bursa janë ndarë për vitin akademik 2015/2016.
Kjo ka gëzuar edhe drejtuesit e UKZ. Me këtë rast, Naim Syla, u.d. rektor i Universitetit të Gjilanit Kadri Zeka, i ka pritur në takim bursistët , duke i uruar për suksesin e arritur. U.d. Rektori Naim Syla, u shpreh i kënaqur që studentë dhe profesorë të UKZ-së po bëhen pjesë e aktiviteteve universitare me karakter ndërkombëtar.
Ai tha se suksesi i këtyre studenteve është një shembull i mirë edhe për të tjerët që me punë arrihet shumë. Shpresojmë se shembullin tuaj do ta ndjekin edhe shumë studentë të tjerë, në mënyrë që hapim sa më shumë perspektivën për të rinjtë tanë.
Bursistët kanë falënderuar drejtuesit e UKZ për mbështetje dhe kanë shprehur vendosmërinë e tyre që ta përfaqësojnë sa më denjësisht UKZ në, në Universitetin e Paderbornit të Gjermanisë