14 Nëntor 2024

Fitim Ismajli solli 300 laptop për shkollat e Mitrovicës

Mitrovicë, 21 dhjetor - Komuna e Mitrovicës, ka pranuar një donacion prej 300 laptop, që kanë ardhur nga Holanda, falë veprimtarit bamirës nga Mitrovica, Fitim Ismajli.

Ismajli ka thënë se laptopët janë dhuratë e Shkollës Norderpoort nga Groningeni i Holandës, ku ai është drejtor. Ai tha se nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës janë fare mirë të njohur me situatën e vështirë në shkollat e Mitrovicës, andaj edhe janë shumë të interesuar që të ndihmojnë për përmirësimin e këtyre kushteve.

“Kolegët e punës dhe nxënësit me prindërit e tyre tashmë janë mësuar se unë interesohem për donacione të këtilla për Mitrovicën, prandaj edhe vet më ndihmojnë në këtë drejtim. Sivjet, nga 600 laptop sa ishin për tu dhuruar e që janë të përdorur më pak se tri vjet, 300 i dhuruan për Mitrovicën, kurse 300 të tjerë për dy shtete të Afrikës, Rumaninë dhe Bosnjën. Vlera e tyre kap shumën prej rreth 70.000 euro”, tha ai.

Ismaili tha në vazhdim se është shumë i lumtur që laptopët erdhën pa probleme në Mitrovicë dhe që sadopak do të ndihmojnë nxënësit dhe arsimtarët e shkollave të qytetit për aftësim në përdorimin e kompjuterëve.

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, pasi falënderoi Ismajlin për donacionin e dhuruar dhe për ndihmën e vazhdueshme që po i jep shkollës shqipe në komunë, tha se donacioni është shumë i rëndësishëm për modernizimin e shkollave të komunës dhe për përmirësimin e kushteve për mësim.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim në komunën e Mitrovicës, Pajazit  Hajzeri, tha se 300 laptop të dhuruar janë dhurata më e mirë që mund të bëhet për vitin e ri.

“Me këta laptop do i pajisim kabinetet nëpër shkolla, ku nxënësit do të kenë mundësi më të mëdha të fituar njohuri të reja kompjuterike. Unë shfrytëzoj rastin që të falënderoj nxënësit, arsimtarët dhe prindërit e shkollës Norderpoort nga Groningeni i Holandës, si dhe gjithsesi më të merituarin për këtë, Fitim Ismailin”, tha Hajzeri

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)