29 Dhjetor 2024

Firmoset projekti për harmonizimin e arsimit me nevojat e tregut të punës

Prishtinë, 26 janar - Sot në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi  me përfaqësues të - Projekti Alled “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesat e Tregut të Punës” .

Objektiva e përgjithshme e këtij projekti është fuqizimi i cilësisë dhe rëndësisë së programeve arsimore dhe lidhja në mes të arsimit dhe tregut të punës si një parakusht për mundësi punësimi dhe zhvillim ekonomik.

Projekti synon të rrisë bashkëpunimin dhe dialogun në mes të institucioneve arsimore dhe partnerëve socialë.

Një prej komponentëve të projektit ka të bëjë me mbështetjen në trajnim & ndërtim të kapaciteteve për Shkollat e Trajnimit Profesional (VET) në të gjitha aspektet e zhvillimit të kualifikimeve, përfshirë përgatitjen e specifikacioneve për kualifikime, përgatitjen e strategjive për vlerësim dhe pilotimin e kualifikimeve profesionale sekondare në sektorët prioritarë të përzgjedhur të tregut të punës.

Janë vizituar shkolla të ndryshme lidhur me kapacitetet sa i përket hapësirës dhe kostove të vazhdueshme.

Një konsensus është arritur me Drejtoritë Komunale të Arsimit  e kontaktuar lidhur me investimet e mundshme dhe kostot e mirëmbajtjes dhe kostot e vazhdueshme të mundshme, dhe bazuar në një hulumtim të rrethanave janë përzgjedhur katër shkolla të përshtatshme.

Në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e MASHT-it, është vendosur që MASHT duhet të marrë rolin për inicimin e bashkëpunimit në mes të shkollave të përzgjedhura dhe MED përkatës duke i ftuar ato që të nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për të siguruar bashkëpunimin e nevojshëm për zbatimin e suksesshëm të projektit ALLED.

Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Universiteti i Prishtinës (UP), Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), 8 MED, 8 shkolla trajnuese të arsimit profesional (VET), 5 shkolla të trajnimit profesional (VTS).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)