Fillon takimi për arsimin shqip në diasporë
Prishtinë, 17 nëntor - Ministri i Diasporës, Valon Murati, është nikoqir i takimit të parë të grupeve të punës për implementimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë për mësimin shqip në diasporë.
Me këtë rast, në Villa Gërmia, hapjen e këtyre punimeve do ta bëjnë: Znj. Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe e Sportit e Republikës së Shqipërisë, Valon Murati, ministër i Diasporës i Republikës së Kosovës, dhe Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë i Republikës së Kosovës.
Tre ministrat do ti kenë fjalimet e tyre, ndërsa, pas përfundimit të hapjes, mediet mund të shtrojnë pyetje rreth marrëveshjes.