Fillon Shkolla + e Projektit ATOMI
Prishtinë, 31 tetor - Shkolla + do të zgjasë për gjithsej 30 të javë, duke filluar nga tetori 2015, deri në qershor 2016.
Në ceremoninë e hapjes së Shkolës + të Projektit ATOMI, morrën pjesë edhe Mnistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknolojisë, Arsim Bajrami, Rektor i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Ramadan Zejnullahu dhe Drejtori Ekzekutiv i Bankës Raiffeisen, Rober Wright.
Ministri Bajrami, u zotua se në të ardhmen e afërt do të rrisë mbështetjen për Projektin ATOMI.
Ne jemi duke punuar në krijimin e një linje të vecantë për Projektin ATOMI, në mënyrë që në të ardhmen MASHT-i të jetë donatori numër një i Projektit ATOMI.
Edhe rektori Zejnullahu shprehu mbështetjen e UP-së në rrugën e implementimit të Projektit ATOMI, duke potencuar se atomistët janë e ardhmja e zhvillimit të vendit.
Edhe pse atomistët janë emra të panjohur sot, nesër emri i tyre do të dëgjohet si shembull zhvillimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, tha Zejnullahu.
Ndërsa Drejtori i Bankës Raiffeisen, Robert Wright, duke qenë ndër donatorët më besnik të Projektit ATOMI tashmë 4 vjet, tha se do ta mbështesë Projektin ATOMI edhe në të ardhmen dhe se beson fuqishëm në menaxhmentin e këtij projekti tashmë të dëshmuar.
Shkolla + e Projektit ATOMI do të zgjasë prej muajit tetor 2015 deri në muajin qershor 2016 dhe do të organizohet vetëm të shtunave, gjithsej 30 të shtuna. Shkollën+ pritet ta vijojnë rreth 100 atomistë të përzgjedhur në kuadër të Projektit ATOMI deri më tani.
Të gjitha kurset dhe aktivitetet e ofruara në Shkollën+ janë konceptuar dhe dizajnuar në bashkëpunim me vet vijuesit dhe në përputhje me potencialet e tyre intelektuale dhe interesimet e tyre profesionale.
Në kuadër të Shkollës+ do të ofrohen gjithsej 18 kurse të ndryshme nga shkencat ekzakte dhe sociale, fushat teknike dhe artet, kurse praktike për jetën dhe takime me profesionistë e personalitete (Matematikë 1, Matematikë 2, Astronomi, Gjenetikë, Kimi, Arkitekturë, Logjikë, Shkenca Politike, Programim në Android, Web Programim, 3D Dizajn & Printim, Dizajn Grafik, Fotografi, Arti Publik, tri Kurse Praktike dhe Kursi i Kulturës së Përgjithshme).
Në kuadër të Shkollës+ do të jenë gjithsej 240 ligjërata (480 orë akademike) dhe secili vijues do të ketë mundësinë që të ndjekë gjithsej 90 ligjërata (180 orë akademike).
Për bartës dhe ligjërues të kurseve në kuadër të Shkollës+ janë angazhuar profesionistët dhe profesorët universitarë më të dalluar në fushat e tyre përkatëse në Kosovë. Shkolla+ do të organizohet në ambientet e Universitetit të Prishtinës në Prishtinë.