21 Prill 2025

Fillon procesi mësimor në shkollat e Kosovës

Prishtinë, 1 shtator -  Sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës ka filluar viti i ri shkollor.

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ai ka thënë se 1 shtatori është një datë shumë e rëndësishme në kalendarin e jetës tonë, sepse kjo datë shënon një ngjarje të veçantë: fillimin e mësimit, pas një pushimi të gjatë. “Jam i sigurt se të gjithë do të punojmë së bashku që vërtet ky vit shkollor të jetë i suksesshëm, të rezultojë me ngritjen e cilësisë, me një angazhim të gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare, sepse nuk ka prioritet më të madh sesa investimi në edukim. Të respektuar mësimdhënës, ju jeni shtylla e arsimit. Shekulli i ri kërkon edhe më shumë angazhim dhe përkushtim në përgatitjen e nxënësve. E ardhmja si një shtet i zhvilluar dhe i përparuar është pikërisht në duart tuaja sot. Ne do të jemi gjithmonë afër juve, që së bashku ta realizojmë synimin për cilësi”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se MAShT-i do të krijojë mundësi të reja për përgatitjen e mësimdhënësve që të jenë më kompetentë në punën e tyre.

Ministri Bajrami i ka uruar edhe ata fëmijë që për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës. “Nxënës të dashur, urimin e parë ua dedikoj atyre që për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës. Mirë se erdhët në shkollë, vogëlushë të klasës së parë! Urime edhe për të gjithë nxënësit e klasave të tjera! Shpresoj ta keni motivimin e duhur për të marrë dije, në mënyrë që nesër të jeni të aftë për t’i ndihmuar familjen dhe shoqërinë. Suksese!”, ka thënë ministri Bajrami.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)