15 Nëntor 2024

Fillon pjesa e dytë e Provimit të Maturës

Prishtinë, 3 shtator - Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) njofton se ka filluar në të gjitha qendrat në Kosovë pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit) dhe sipas raporteve të kryetarëve të qendrave tesimi i maturantëve ka filluar me kohë dhe gjithçka është duke shkuar në rregull.

Janë mbi 8.500 maturantë të cilët nuk kanë mundur të arrijnë prakun e kalueshmërisë në afatin e qershorit, të cilët sot po testohen në pjesët e dytë të Provimit të Maturës, në lëndët profesionale.

Provimi i Maturës është organizuar në 86 qendra të testimit në gjithë vendin, po administrohet nga 600 administrues dhe po monitorohet nga monitorues të angazhuar nga MAShT.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)