29 Dhjetor 2024

Fillon implementimi i projektit e-Shkolla

Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami,  ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë se Informacionit, Kujtim Gashi do të promovojnë fillimin e implementimit të projektit e-Shkolla.

Implementimi i projektit e- Shkolla do të bëhet sot në ShFMU “Emin Duraku”, në Shtime, në ora 14:00.

Nëpërmjet aplikacionit e-Shkolla  arrihet digjitalizimi i menaxhimit të procesit mësimor në sistemin parauniversitar, duke filluar me digjitalizimin e librit amë në shkolla, digjitalizim të ditarit, orarit, dokumenteve (librezave, dëftesave, certifikatave të notave, vërtetimeve dhe transferimit të nxënësve),  regjistrit të nxënësve,  regjistrit të arsimtarëve, regjistrit të shkollave,  regjistrit të klasave,  regjistrit të inventarit të shkollave (klasave, bankave, karrigeve etj.), krijimi i dosjeve elektronike për nxënës e shumë procese tjera të procesit mësimor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)