Fillon gara për ide inovative - DigiGjakova
Gjakovë, 7 nëntor - Komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me programin Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe partnerin implementues BONEVET, do të organizojë garën DigiGjakova me 21-22 nëntor 2015, në Gjakovë.
Gara ka për qëllim të mbledhë ekipe të ndryshme me ide inovative, të cilët pas aplikimit të suksesshëm, do të punojnë intenzivisht gjatë dy ditëve të fundjavës për të prezentuar idenë e tyre para juries profesionale.
Gjatë dy ditëve ata do të udhëhiqen nga afër nga profesionistë të teknologjisë informative dhe ekspert të qeverisjes.
Në fund, ekipet do të prezantojnë punën e tyre para një audience të zgjedhur dhe jurisë profesionale. Zgjidhja më e mirë (web-based) për secilin problem do të fitoj 4.000 për të realizuar idenë.
Komuna e Gjakovës, ashtu si institucionet tjera qeveritare të një shteti në zhvillim, përballet me sfida të ndryshme.
Mirëpo, për këtë aktivitet komuna ka identifikuar tre top sfidat e saj aktuale : a) Të bëj më transparent procesin e rekrutimit të punonjësve në administratën komunale, b) Të bëj më efikas procesin e kërkesave zyrtare, c) Të rris transparenën dhe llogaridhënien e shpenzimeve brenda buxhetit komunal.
Ky konkurs do të kontribuojë drejtpërsëdrejti në rritjen e transparencës në nivel lokal dhe për të promovuar angazhimin qytetar në drejtim të jo vetëm ngritjes së problemeve të qeverisjes lokale, por edhe ofrimin e zgjidhjeve për këto probleme nga vetë qytetarët.
Aplikimi për DigiGjakova është i hapur nga 6 16 Nëntor dhe bëhet në webfaqen DigiGjakova.