Fillon edicioni i 5-të i shkollës pranverore për diplomatë të rinj
Prishtinë, 7 maj - Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, organizon “Edicionin e 5-të të shkollës pranverore për diplomatë të rinj”.
Ky aktivitet fillon nga sot në Gjilan kur edhe organizohet ceremonia e hapjes se kësaj konference e cila zgjatë deri të enjten.
Në këtë edicion do të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare, si dhe diplomatë të rinj nga shtetet e rajonit dhe më gjerë.