29 Prill 2024

Fillon aplikimi për programin e bursave JoinEU-SEE>PENTA

Prishtinë, 11 nëntor - Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se në kuadër të programit për bashkëpunim dhe mobilitet në fushën e arsimit të lartë Erasmus Mundus, edhe programi JoinEU-SEE > PENTA ka hapur sot thirrjet për aplikim, që do të zgjasë nga data 11 nëntor 2013 deri më 1 shkurt 2014.

Programi JoinEU-SEE > PENTA koordinohet nga Universiteti i Gracit, në bashkëpunim me 10 universitete të rajonit dhe 10 universitete nga BE-ja dhe nga 8 partnerë të asocuar.

Për informacione të mëtejshme dhe për mënyrën e aplikimit vizitoni faqen zyrtare të projektit, www.joineuseepenta.eu.

Zyra për marrëdhënie me jashtë e UP-së, në bashkëpunim me partnerët evropianë, më 21 nëntor 2013 do të organizojë ditën informuese për të gjithë të interesuarit për bursa Erasmus Mundus Action2.

Për më shumë informacione rreth projekteve Basileus dhe JoinEU-SEE>PENTA dhe rreth mënyrës së aplikimit do të informoheni gjatë ditëve në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)