29 Dhjetor 2024

Fillon aplikimi për njohjen e stazhit të punës për mësimëdhënesit 1989-1999

Prishtinë, 14 janar - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, kanë takuar sot përfaqësuesit e SBASHK-ut, kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj.

Gjatë takimit, është arritur pajtimi për fillimin e aplikimit për njohjen e stazhit të punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 për të gjithë punonjësit e arsimit, të cilët kanë punuar në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës në atë periudhë.

Aplikimi për këtë të drejtë, të njohur edhe me Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, do të fillojë dhe do të njihet menjëherë për të gjithë punonjësit e arsimit në atë periudhë të rëndësishme historike për popullin e Kosovës dhe për arsimin në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Shala dhe ministri Abrashi kanë njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të realizuar të drejtat ligjore të merituara për të gjitha kategoritë e njerëzve që kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës, gjatë periudhave historike të fitimit të lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Ata, po ashtu, premtuan përkrahje të gjithanshme për punonjësit e arsimit në Kosovë.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar Qeverinë e Kosovës për hapat e ndërmarrë në këtë drejtim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)