Fillojnë zgjedhjet studentore në Universitetin Kadri Zeka
Qendrat e vendvotimit i ka vizituar, Naim Syla,U.D. i rektorit në Universitetin Kadri Zeka, së bashku me stafin tjetër të menaxhmentit. Ata kanë parë nga afër procesin e votimit, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e deritashme të zgjedhjeve.
Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Universitetit Kadri Zeka po bënë monitorimin nga afër të procesit te zgjedhjeve studentore 2015.
Në garë janë 2 organizata studentore të cilat po për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin Kadri Zeka, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve. Ato janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) që mban numrin 11 dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK) që në listat e fletëvotimit mban numrin 12.
Janë 3308 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015.
Universiteti Kadri Zeka i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do ti përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.