21 Dhjetor 2024

Fillojnë vizitat sistematike për nxënësit në shkollat e Kryeqytetit

Prishtinë, 1 nëntor - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Shëndetësisë nga sot fillojnë vizitat sistematike për nxënësit në të gjitha shkollat fillore të Kryeqytetit.

Këto vizita realizohen nga stafi i kujdesit parësor shëndetësor dhe organizohen në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor.

Vizitave sistematike i ‘u nënshtrohen të gjithë nxënësit nga klasa e parë, pestë dhe klasa e nëntë.

Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete që pritet pastaj të ndërmerren bazuar në këto rezultate.

Për të parë nga afër fillimin e këtyre vizitave, Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe Drejtorja e Arsimit znj. Besianë Musmurati, do të vizitojnë shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali.

Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në sigurimin e shërbimeve mjekësore sa më cilësore e të domosdoshme për shëndetin e fëmijëve të Kryeqytetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)