25 Dhjetor 2024

Filloi mësimi në të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës

Prishtinë, 5 janar - Sot, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Arbërie Nagavci, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ka vizituar shkollat “Sami Frashëri”, “Ismail Qemajli” si dhe institucionin parashkollor, “Yllkat”.

Gjysmëvjetori i dytë sot ka filluar në të gjitha shkollat dhe institucionet parashkollore të Komunës së Prishtinës. Në disa shkolla ku kanë qenë duke u punuar për infrastrukturë, kanë përfunduar punimet dhe në të gjitha shkollat gjendja është stabile. Me rishikim të buxhetit është krijuar mundësia që të intervenohet edhe në disa shkolla të cilat nuk kanë qenë të parapara me buxhetin e vitit të kaluar.

Siç ju kemi informuar edhe më parë, gëlqerosja dhe investimet e tjera, siç janë vendosja e dyerve dhe dollapëve janë kryer më herët.

Në shkollën “Sami Frashëri”, drejtimi shoqëror, është intervenuar në dysheme, respektivisht në vendosjen e shtresës së epoksitit në tetë dhoma të mësimit dhe kjo kërkon një kohë në mënyrë që të jetë e garantuar cilësia. Në këtë shkollë do të zhvillohet mësimi në një hapësirë të lirë ku janë zhvendosur dy klasë që ta zhvillojnë mësimi, në dy turne, ndërsa tetë paralele të tjera janë shpërndarë në klasat adekuate në paralelet e tjera.

Po ashtu, në institucionin parashkollor “Yllkat” është identifikuar një defekt me ngrohjen, me ç’rast është intervenuar menjëherë dhe sot përfundon edhe vendosja e dy kaldajave të reja.

Megjithatë, përkundër këtyre pengesa, në këtë institucion parashkollor ka vijuar mësimi për 140 fëmijë, pasi që në klasa gjendja ka qenë e mirë sa i përket ngrohjes.

Gjatë vizitës së drejtoreshës Nagavci në shkollën “Ismail Qemajli”, i pranishëm ishte edhe ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, i cili shprehu gadishmërinë për bashkëpunim.

Gjatë kësaj vizite, drejtoresha e DKA, Arbërie Nagavci tha se jo rastësisht është zgjedhur të vizitohet shkolla “Ismail Qemajli”, për shkak se është një shkollë ku duhet të investohet edhe në infrastrkuturë, por gjithashtu edhe sa i përkët çështjeve menaxheriale dhe mësimdhënies.

Në këtë shkollë janë vendosur edhe tabelat (dërrasat e zeza) që janë donacion ku ka kontribuar edhe GIZ – i gjerman. Këto tabela që janë vendosur në shkolla të ndryshme të kryeqytetit janë të një cilësie shumë të lartë, me një garancion prej 20 vitesh, si dhe janë shumë të përshtatshme për punën me fëmijë, pasi që janë tabela lëvizëse që iu përshtatet kushteve mësimore.


Nagavci tha se prioritete të Drejtorisë Komunale të Arsimit gjatë vitit 2015 mbetet platforma për shkolla të sigurta, përmirësimi i cilësisë në mësimdhënie, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi midis përfaqësuesve të këshillit drejtues dhe këshillit prindëror. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)