Filloi konkursi i garës shkollore "Inkurajojmë solidaritetin"
Prishtinë, 14 janar - Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore hap një cikël të ri të garës për projektet shkollore dhe shkëmbimin e nxënësve
\"Inkurajojmë solidaritetin: kujdesemi për të tjerët dhe ndajmë atë që kemi!\" - kjo është tema e konkursit të këtij viti, të projekteve shkollore ndërkufitare.
Për të tetën herë me radhë, ACES - Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore fton arsimtarët dhe nxënësit për të hartuar dhe zbatuar projekte të reja në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Propozimet e projekteve mund të dorëzohen në periudhën nga 15 janari deri me 15 prill 2015. Shkollat që paraqesin projektet më të mira do të fitojnë çmime me vlerë monetare.