Fillimi i vitit të ri akademik 2017-2018 fillon me 2 tetor
Prishtinë, 29 shtator - Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina" ka njoftuar të gjithë studentët se viti i ri akademik 2017-2018 fillon me datë 2 tetor 2017 ditë e hënë.
Njëkohësisht, UP thekson se për studentët e rinj, të gjitha njësitë akademike do të organizojnë ceremoni të mirëseardhjes me rastin e këtij fillim viti.
Rektori i Universiteti te Prishtinës “Hasan Prishtina, prof. dr. Marjan Dema, së bashku me menaxhmentin, mësimdhënësit dhe stafin administrativ ju dëshiron studentëve një vit të mbarë akademik!