23 Dhjetor 2024

Festojnë nxënësit shembullorë

Mitrovicë, 22 qershor - Qindra nxënës të shkollave fillore të Komunës së Mitrovicës kanë defiluar nëpër rrugët e qytetit në kuadër të “Rreshtit të shembullorëve”.

Ky aktivitet është organizuar të premten në mbrëmje nga Drejtoria e Arsimit për të shënuar përmbylljen  e suksesshme të vitit shkollor.
 
Pas defilimit nëpër rrugë, nxënësit e stolisur me pesëshe në duar dhe në rrobe, janë mbledhur në stadiumin “Riza Lushta” ku është mbajtur një program artistik.

Fillimisht të pranishmëve, ku ishin edhe shumë mësimdhënës dhe prindër që shoqëronin nxënësit, ju drejtua drejtori i arsimit, Ali Bejta, i cili shfaqi gëzimin për përmbyllje të suksesshme të vitit shkollor.

Ai tha se ka qenë një vit në kuadër të të cilit janë shënuar rezultate të mëdha dhe janë bërë punë të mëdha edhe sa i përket krijimit të kushteve për procesin mësimor.

“Janë bërë investime të mëdha në infrastrukturë, në pajisje dhe në përgjithësi janë krijuar kushte të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie”.

Nxënësve shembullorë ju ka drejtuar edhe nënkryetari i komunës, Riza Haziri si dhe këshilltarja e ministrit të Arsimit, Drita Kadriu. Ata ju uruan nxënësve, por edhe mësimdhënësve për suksesin  e arritur.

Në fund në këtë aktivitet unik në gjithë Kosovën u ndanë mirënjohje për shkollat dhe nxënësit më të suksesshëm si dhe u shfaq një program artistik.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)