Ferronikeli ndihmon Shkollën Halil Bajraktari me Laborator të Kimisë
Drenas, 4 Shkurt - Në vazhdën e ndihmave që po bën NewCo Ferronikeli në kompletimin e pajisjeve laboratorike nëpër Shkollat e rajonit të Drenasit, sot dhuroi pajisje laboratorike në Shkollën e Ulët të Mesme Halil Bajrktari të Drenasit.
Me këtë rast Drejtori i kësaj shkolle Gazmend Heta, falënderoi NewCo Ferronikelin për dhurimin e këtyre pajisjeve siç tha ai kaq domethënëse për shkollën.
Heta u shpreh Në emër të shkollës ju falënderoi shumë për këtë ndihme pasi që është një ndihmë shumë e madhe për ne sepse për një shkollë cilësore duhet me pas edhe pajisje për arsye se nëpër shumë shkolla është lenë anash praktika në mungesë të pajisjeve.
Po ashtu ai shtoi Këto pajisje laboratorike na mundësojnë neve që nxënësit ta konkretizojnë orën në lëndën e Kimisë në mënyre praktike dhe që shkolla do të mund të cilësohet si shkollë me cilësi larte.
Ndërkaq z. Osman Berisha, Menaxher i Departamentit të Laboratorit, Kontrolla e Kualiteti & Mjedisi në NewCo Ferronikel, gjatë dhurimit të këtyre pajisjeve tha para menaxhmentit të shkollës se Disponimi i menaxhmentit ka qenë që sadopak tju ndihmojmë me këtë donacion që do tju shërbejnë si mjete të konkretizimit në lenden e kimisë me dëshirë që nxënësit që dalin nga kjo vatër e arsimit të jenë sa më të përgatitur nesër për ekonominë e komunës dhe ekonominë e vendit.
Ndërsa sa i përket rëndësisë së këtyre pajisjeve laboratorike Arsimtarja e Kimis, znj. Bedrie Kuliqi, në këtë shkollë u shpreh se Këto pajisje laboratorike mund të them që për 70 % do të na lehtësojnë punën pasi që deri me tani nuk kemi pasur mundësi që praktikisht ta demonstrojmë lëndën e kimisë. Me ardhjen e këtyre pajisjeve unë si mësimdhënëse do ta kem shume më të lehtë çdo njësi mësimore duke marr parasysh se për çdo eksperiment unë tanimë do ti kem pajisjet që praktikisht t\'ju demonstroj nxënëseve
NewCo Ferronikeli vazhdimisht është duke i përkrahur shkollat në kompletimin e laboratorëve në mënyrë që tju mundësoj realizimin e anës praktike për lëndët përkatëse me qëllim që nxënësit pas përfundimit të shkollës të dalin të kompletuar dhe ti ndihmojnë ekonomisë së vendit në fushat e caktuara profesionale.
Po ashtu NewCo Ferronikeli për nxënësit e shkollave profesionale të Drenasit është duke vazhduar me ofrimin e hapësirave për mbajtjen e praktikës në ambientet e Laboratorit në Fabrikë.